Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E DONNARUMMA-S NË DILEMË/ Milan mendon për pasuesin e Gigio-s, vendos nën shënjestër portierin…

E ardhmja e Gigio Donnarummas vijon të jetë në pikëpyetje, pasi portieri ende nuk ka rinovuar kontratën me Milanin dhe largimi nuk përjashtohet si mundësi. Drejtuesit e Milanit duket se i kanë marrë të gjitha parasysh dhe kanë menduar për pasuesin.

Sipas “L’Equipe”, Milani ka vendosur nën shënjestër portierin Mike Maignan. Ky i fundit mbron portën e Lille dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Maignan pëlqehet shumë nga drejtori Massara, i cili e ndjek prej kohësh francezin. Portieri është pjesë e Lille që nga viti 2015, kohë kur u largua nga PSG për vetëm 1 milion euro. Kështu, në rast se Donnarumma vendos të mos rinovojë me Milanin, kuqezinjtë e kanë gati pasuesin.

Related posts

SURPRIZA TE “ZONJA E VJETËR”/ Ja kush ulet në stol kundër Napolit

F.autor

Rënia nga kategoria nuk është problemi i vetëm për Vllazninë/ shkodranët kanë dhe këtë hall të madh

Sadik.Autor

Al Khelaifi: Do të tronditesha nëse Adrien Rabiot do ta bënte një gjë të tillë

Sadik.Autor

Leave a Comment