Futboll Seria A Sport

“RONADLO NUK DO TË LARGOHET NGA JUVENTUS/ Nedved: Pirlo ka gjithçka për t’u bërë një trajner i madh…

Zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, është shprehur se Andrea Pirlo do të vazhdojë të jetë në drejtimin e skuadrës bardhezi. Në një intervistë të dhënë së fundmi, për “Dazn”, Nedved ka thënë gjithashtu se edhe Kristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit.

“Pirlo është dhe do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit. I dinim që në fillim vështirësitë për këtë rrugë të nisur. Donim të bënim më shumë, por nuk ia dolëm. Ne jemi shumë të qetë në rrugën që kemi nisur dhe duam të vazhdojmë këtë rrugë. Pirlo ka gjithçka për t’u bërë një trajner i madh.

Ronaldo? Për mua Kristiano nuk mund të preket. Ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe do të qëndrojë me ne. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ronaldo na ka dhënë një ndihmë të madhe. Nuk është e drejtë të vëmë në diskutim cilësitë e Ronaldos.”, tha Nedved.

Related posts

NBA/ Houston udhëheq 3-1 dhe i afrohet rekordit të pikëve

Sadik.Autor

“ARMËPUSHIM” TEK BARCELONA/ “Gazzetta dello Sport”: Messi-Barcelona drejt divorcit? Dy klubet e mëdha…

Delo.autor

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

Leave a Comment