Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Kombëtarja zbarkon në Andorra, pas përgatitjeve dy ditore në Barcelonë. Ja axhenda…

Kombëtarja shqiptare i dha fund përgatitjeve 2 ditore në Barcelonë, teksa ditën e sotme rreth orës 12:00 mbërriti në Andorrë, për sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet nesër më orën 20:45, ku kuqezinjtë e Rejës do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë këtë fushatë eliminatoresh.

Për sa i përket axhendës, në orën 17:30, në konferencë për shtyp do të dalë trajneri Edi Reja, i cili do të flasë për përballjen e nesërme, ndërkohë që në orën 18:00, do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e Andorrës.

Related posts

E FUNDIT/ Blerja rekord në Premier, zyrtarizohet mesfushori paraguaian

Delo.autor

KATAR 2022/ Nuk mjafton euro goli i Halimit, “Dardanët” mposhten nga Spanja

Delo.autor

LOJRAT OLIMPIKE/ Mbyllet gara për qitësen Manuela Deliaj, ja ku RENDITET shqiptarja

F.autor

Leave a Comment