Futboll Sport

“AI VJEN GJITHNJË I QESHUR NË STËRVITJE”/ Mesfushori Shaqiri thur elozhe për lojtarin grek: Do shpërblehet për…

Xherdan Shaqiri ka folur me fjalë të mëdha, për talentin grek të Liverpulit, Kostas Cinmikas. Ky i fundit u bashkua në merkaton e verës me skuadrën angleze nga grekët e Olimpiakos. Mbrojtësi i majtë ka krijuar një shoqëri të mirë me Shaqirin, teksa këtë e ka konfirmuar ky i fundit në një intervistë të dhënë.

“Cimikas, është një njeri shumë i mirë. Vjen gjithnjë i qeshur në stërvitje. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai është një nga shokët e mi më të mirë. Mundohem ta ndihmoj sa herë ka nevojë për ndihmë. Është një djalë i qeshur.

Sigurisht ai nuk ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon, por ne i shikojmë cilësitë e tij në stërvitje. Unë mendoj se në të ardhmen do të shpërblehet për këtë [punë që po bën. Unë shpresoj që të gjejë sa më shumë minuta, pasi ka cilësi të mëdha. Jam i sigurt që do bëhet një lojtar i rëndësishëm për ekipin.”, tha Shaqiri.

Related posts

Çmendet Mourinho, 140 milionë stërlina për Maguire dhe Alderweireld

Sadik.Autor

EKSKLUZIVE/ Fation Shehu: Ja SKANDALI i radhës në FSHF. Arbitrat të aftë për çdo gjë ( E PLOTË)

Isa.Autor

NDIKUAN NË HUMBJEN E NDESHJES/ Gafat “TRASHANIKE” të portierëve. Nga Donnaruma tek… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment