Futboll Sport

HAJDUTË “EKSPERTË”/ Fikën dritat e kompleksit dhe shqyen derën. Ja si u plaçkitën lojtarët e Tiranës…

Mund të jesh i pamposhtur në fushë, por mund të humbësh në… dhomat e zhveshjes. Duket absurde, por dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në futbollin shqiptar, sepse futbollistët e Tiranës U-21 janë vjedhur pas ndeshjes me moshatarët e tyre të Shënkollit, në ndeshjen e luajtur në Shënkoll.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, por pas takimit futbollistët kryeqytetas kanë vërejtur se nuk kishin më celularët dhe disa sende me vlerë që kishin marrë me vete. “Panorama Sport” ka raportuar ekskluzivisht për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, teksa më pas çështja ka kaluar në duart e Policisë së Shtetit, e cila po heton për aktin e turpshëm që njollos sportin dhe imazhin në vendin tonë.

NGJARJA

Ditën e djeshme është zhvilluar në Shënkoll ndeshja e vlefshme për kampionatin e moshave U-21 mes Shënkollit dhe Tiranës. Takimi është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Pas ndeshjes një pjesë e madhe e lojtarëve të Tiranës kanë konstatuar se u janë vjedhur sende personale, si telefona, portofola, tuta sportive, madje edhe veshje të tjera, si xhinse apo bluza. “Panorama Sport” mëson se janë vjedhur 6 celularë “iPhone” me një vlerë të konsiderueshme, sepse kanë qenë prodhim i fundit.

HAJDUTË “EKSPERTË”

Mësohet se vjedhja e sendeve personale të lojtarëve të Tiranës U-21 është kryer gjatë pjesës së parë. Ishte shqyer dera e dhomës, por lojtarët bardheblu dhe trajneri i tyre, Arbër Abilaliaj, nuk e kanë vënë re që mungonin disa nga sendet personale, pasi kanë qenë më shumë të fokusuar te ndeshja dhe te pjesa e dytë e saj. Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët janë larë dhe kur kanë kërkuar celularët, kanë konstatuar se u mungonin edhe gjëra të tjera. Menjëherë është njoftuar policia dhe pas këqyrjes së vendit është konstatuar se hajdutët, para se të shqyenin derën e dhomave të zhveshjes së Tiranës, kishin fikur dritat e kompleksit ku zhvillohej ndeshja e më pas kishin nxjerrë jashtë funksionit edhe kamerat e sigurisë.

Policia, ndërkaq, ka thirrur në komisariat lojtarët e Tiranës dhe stafin për të dhënë dëshmitë e tyre dhe po vazhdon hetimin për të zbardhur ngjarjen. Mësohet, gjithashtu, se një futbollisti të Tiranës përveç celularit i kishin vjedhur edhe portofolin me afro 1 milion lekë të vjetër që i kishte me vete.

Related posts

Diego Costa shkakton trazira për një foto

Sadik.Autor

TMERROHET HYSAJ/ NEYMAR bëhet BATMAN dhe SPIDERMAN para ndeshjes me Napolin

Isa.Autor

Mauro Icardi: Unë vlej më shumë se 110 milionë euro…

Sadik.Autor

Leave a Comment