Futboll Sport

“ATË E KAM TAKUAR NË VITIN 2019″/ Kimmich zbulon idhullin e tij: Ai ka qenë gjithmonë një shembull për mua

Një ndër lojtarët më të mirë dhe më të dashur për tifozët e Bayern Munchen është padyshim Joshua Kimmich. Mesfushori shihet si kapiteni i të ardhmes për bavarezët, por edhe për Kombëtaren Gjermane.

Kimmich ka dhënë një intervistë së fundmi për “Bild”, ku ka zbuluar edhe shembullin e tij në futboll. Gjermani ka rrëfyer se Xavi Hernandez ka qenë lojtari i tij i preferuar dhe një model për të. Gjithashtu, ylli i Bayern tregon se me ish-kapitenin e Barcelonës është takuar në vitin 2019 në Katar.

“Xavi Hernandez ka qenë gjithmonë modeli im, që në kohën kur luante te Barcelona. Gjithmonë kam dashur të marr shembull nga ai. E kam takuar Xavin në vitin 2019 në Katar. Ishte një momënt vërtet i veçantë për mua”, përfundon Kimmich.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Jovetic përgatit rikthimin e bujshëm në Serinë A, “buzëqesh” Inter

Delo.autor

Në Kinë ka një çështje “Aubameyang”: Federata nis hetimet

Q.Autor

BROJA E NIS SI TITULLAR NË KËRKIM TË GOLIT/ Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Brentford-Sauthempton

F.autor

Leave a Comment