Futboll Sport

KATAR 2022/ Një autogol ndal Francën, Belgjika fiton me përmbysje Uellsin

Ka nisur me një barazim në shtëpi aventura e Francës në kualifikueset për Katar 2022.

Kampionët e botës në fuqi nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Ukrainës në shtëpi, ndeshje e vlefshme për Grupin D.

Griezmann ka hapur sfidën me një magji në minutën e 19-të, por ukrainasit kanë mundur të largohen nga Parisi me një pikë falë autogolit të Kimpembe në minutën e 57-të.

Mbrëmje historike për Mbappe, i cili, në moshën 22 vjeç e 3 muaj, është bërë lojtari më i ri në historinë e kombëtares franceze me 40 ndeshje të luajtura.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Finlandës dhe Bosenjës, është mbyllur na barazim. Sfida e Helsinki-t është mbyllur me shifrat 2-2.

Buzëqesh Belgjika, që ka mposhtur 3-1 me përmbysje Uellsin në Grupin E.

Wilson (10′) ka shënuar në fillim për miqtë, më pas belgët janë kundërpërgjigjur mr De Bruyne (22′), Thorgan Hazard (28′) dhe Lukaku (73′, pen.).

Kreu i këtij grupi mbahet nga Republika e Çekisë që ka mposhtur 6-2 Estoninë në transfertë.

Related posts

Pjanic me deklaratë shokuese për kartonin e tij të kuq në “derbi”

Sadik.Autor

7 NDESHJE NË 20 DITË/ Real lë pushim Kylian Mbappe-n në Superkupën e Spanjës

F.autor

Zidane-Perez, presidenti i Realit “nxjerr” inatin te djali i Zizusë

Isa.Autor

Leave a Comment