Futboll Sport

KATAR 2022/ Portugalia “nderohet” nga një autogol dhe triumfon ndaj Azerbajxhanit

Portugalia e ka nisur me këmbën e mbarë fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2022, pasi ka mposhtur Azerbajxhanin minimalisht 1-0. Një sfidë jo dhe aq e mirë për luzitanët, që pavarësisht se dominuan gjithçka, humbën shumë raste përpara porte.

Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ndeshja u zgjidh nga një autogol, pasi Cristiano Ronaldo apo Andre Silva e Joao Felix (që nga minuta 74’), humbën raste pafund. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi janë 3 pikët, që erdhën falë autogolit të Medvedev në minutën e 38’.

Mbrojtësi dërgoi në mënyrë të pafat topin në rrjetën e tij, duke i dhënë fitoren e parë Portugalisë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Serbia fitoi 3-2 ndaj Irlandës, në një ndeshje shumë të bukur dhe të luftuar.

Related posts

Pas supergolit, “shpërthen” Kompany: Ja çfarë po mendoja para se të gjuaja

Delo.autor

MARADONA APEL MESSIT/ Mos u kthe, ARGJENTINA drejtohet nga një BANDË…

Isa.Autor

Shkëndija do edhe Kupën, në rast suksesi feston edhe Shkupi…

Sadik.Autor

Leave a Comment