Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIVI YNË SEZONAL ËSHTË ZONA CHAMPIONS”/ Mbrojtësi Dalo: Ja kush më ka habitur nga shokët e ekipit…

Diogo Dalo ka pasur një sezon pozitiv te Milanit, por me gjasë do të rikthehet të Junajtidi në fund të sezonit pasi edhe vetë tekniku Solskjaer ka deklaruar disa herë që e mirëpret në ekip mbrojtësin. Gjithsesi, edhe pse me U-21 portugez, vëmendja e tij është te Milani siç e vërteton edhe intervista e dhënë për “Ojogo”.

Jeni te Milani teksa Junajtidi ju do në bazë. Çfarë do të bëni?

Jam i përqendruar te Milani dhe këtë e dëshmon fakti që doja të kualifikoheshim ne në Ligën e Europës. Nga ato dy ndeshje lamë një imazh të mirë edhe pse jemi një ekip me moshë relativisht të re. Ashtu si shokët e mi, edhe unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës pa e vrarë mendjen se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.

Ushqeni ndonjë shpresë për kreun e Serisë A?

Ne duhet të bëjmë detyrën e të marrim tri pikët në çdo ndeshje. Nëse i fitojmë të gjitha do të kemi mundësi të konkurrojmë ende për titullin edhe pse Interi është pak larg. Uroj që zikaltërit të rrëshqasin e ne të përfitojmë nga rasti, pavarësisht se të gjithë e dinë se objektivi sezonal i Milanit është kualifikimi në Champions.

Keni luajtur në Portugali, Angli dhe Itali. Ku qëndron dallimi?

Dallimi më i madh mund të shihet në aspektin fizik, për sa i përket intensitetit të lojës dhe konkurrencës mbi të gjitha. Në Portugali, skuadrat dhe kampionati po zhvillohen, por konkurrenca e Anglisë është krejtësisht e ndryshme pasi atje nuk ka ndeshje të lehta. Edhe në Itali të gjitha janë të vështira, sepse përveç fizikut, duhet të jesh i përgatitur shumë edhe në aspektin taktik. Italianët janë të fiksuar me skemat dhe pozicionet, por për fatin tim Pioli nuk është edhe aq strikt si trajner.

Kush ju ka habitur më shumë nga shokët e ekipit?

Pa dyshim Benaseri që më duket një lojtar i jashtëzakonshëm për fizikun që ka. Është agresiv dhe ka cilësi. Përveç tij do të përmendja edhe Leaon, i cili nuk më ka habitur vetëm sepse e njoh prej shumë vitesh. Më ka ndihmuar shumë e uroj që të bëjë edhe më mirë.

Po për Ibrën çfarë mund të thoni?

Sigurisht që mund të mësojmë shumë prej tij. Ai është gjithmonë i uritur për të fituar. Para ndeshjeve mund të shihni që ai ende e ka atë adrenalinë për të luajtur në maksimum. Unë, që jam në fillim të karrierës time dhe dua të arrij nivelin e tij, e pse jo të mendoj si ai.

Murinjo thotë se i keni të gjitha mundësitë….

Nuk e di nëse karriera ime do të kishte qenë ndryshe nëse ai do të kishte qëndruar në Mançester, është e vështirë të thuhet. Koha e kaluar me të ishte fantastike. Të kesh përvojën e të qenit i stërvitur nga Mourinho është një nder i madhe për mua ndaj thjesht duhet ta falënderoj për gjithçka që bëri për mua.

Related posts

DALIN DETAJET/ Filmi për legjendën e futbollit është gati, ja aktorët që do të luajnë Maradonën

F.autor

PAS AKUZËS PËR PËRDHUNIM/ Sponsorat e Neymar tërheqin reklamat

Delo.autor

E BUJSHME/ Napoli shumë pranë sulmuesit të Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment