Albanian Stars Eredivisie Futboll

Rashica pranë largimit nga Vitesse, Bundesliga destinacioni më i mundshëm

Stuttgart dhe Hannover 96. Janë dy klubet nga Bundesliga që po e monitorojnë Milot Rashicën.

Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë. Ylli shqiptar i Vitesses është synimi kryesor i klubit gjerman, Stuttgart, raportojnë mediat gjermane, transmeton Express.

Sipas raportimeve thuhet se krerët e klubit gjerman duan të përforcojnë repartin ofensivë me një mesfushor sulmues, dhe 21 vjeçari nga Kosova shihet si ideali.

Por, përveç Stuttgartit raportohet se edhe klubi tjetër Hannover 96 është i interesuar për shërbimet Rashicës.

Rashica ka kontratë me Vitessen deri më 2020 vlera e të cilit besohet të jetë pesë milionë euro, edhe përkundër se klubi holandez kërkon së paku 10 milionë euro.

Related posts

Rrëfehet ish-lojtari Rivel Plejtit: Klubi e REFUZOI MESSIN kur ishte 13 vjeç, sepse…

Isa.Autor

MURINJO SJELL REVOLUCION TE ROMA/ Verdhekuqve pritet t’i bashkohet edhe legjenda italiane

Delo.autor

Babai i Suso këshillon Gattuso-n: Në këtë pozicion do të shënonte 20 gola

Q.Autor

Leave a Comment