Futboll Sport

“JAM SHUMË I LUMTUR PËR FITOREN NDAJ IRLANDË SË VERIUT”/ Mancini: Ndaj Bullgarisë dua më shumë… adrenalinë

“Pjesa e parë ishte perfekte, shënuam dy gola, por ndoshta mund të kishim bërë edhe dy të tjerë përpara se të zbrisnim në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë prisja diçka më shumë. E patëm sërish topin në zotërim, por e lëvizëm më ngadalë. Gjithsesi, kjo është e kuptueshme pas 4-5 muajsh që këta djem nuk ishin takuar me njëri-tjetrin në fushë, përveç pak orëve stërvitje në dy ditët e fundit”.

Roberto Mançini bën analizën dhe është përgjithësisht i kënaqur me fitoren e arritur dje ndaj Irlandës së Veriut. Ai kishte kërkuar që djemtë e tij ta nisin me hapin e duhur aventurën drejt Botërorit “Katar 2022” dhe ashtu ndodhi: “Jam shumë i lumtur në këtë ndeshje për tre lojtarë në veçanti: Pelegrinin dhe Lokatelin, të cilët konfirmuan atë që unë kam thënë, se në këtë Itali nuk ka titullarë, duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë Barelën e Zhorzhinjon, por edhe Imobilen, i cili priste golin prej një përjetësie.

Si ish-sulmues e di mirë sesa i rëndësishëm është goli për Çiron, por tani që u zhbllokua do të jetë edhe më i rrezikshëm. Tani të përgatitemi për transfertën në Bullgari, një ndeshje tjetër delikate në të cilën dua të shoh edhe më shumë adrenalinë sesa ndaj Irlandës së Veriut”, tha Mançini.

Related posts

E PABESUESHME NË ANGLI-RUMANI U-21/ Sfida e “çmendur” në Grupin C, shënohen 6 gola në 15 minutat e fundit

Delo.autor

Eksperti jep parashikimet: Skedina e mbrëmjes që mund t’iu bëjë me para

Delo.autor

SERIE A/ UEFA, 15-20 milionë euro gjobë për AC Milan…

Sadik.Autor

Leave a Comment