Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN TEK ATLETICO MADRID/ Luis Suarez kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij…

Rrugët e merkatos vërtet nuk kanë fund. Sipas spanjollëve të “Fichajes”, Liverpul ka vendosur që të bëjë një ofertë për sulmuesin Luis Suarez. Anglezët me sa duket kanë nisur kontaktet me Atletikon Madridit për të verifikuar mundësinë e rikthimit të sulmuesit.

Jurgen Klop është prej kohësh në kërkim të një golashënuesi, ndaj duket se ka dhënë bekimin e tij për të sjellë ish-yllin e “të kuqve” në “Anfield Road”. Pavarësisht se Barcelona e skarcoi verën e kaluar, uruguaiani po tregon me fakte se koha e tij nuk ka perënduar ende. 19 golat me ekipin e Simeones janë një dëshmi e qartë e forcës së tij pavarësisht se është 34 vjeç.

Ai e njeh mirë Anglinë e sidomos ka përvojë ndërkombëtare, çka mund ta ndihmojë Liverpulin të rivendosë duart te Liga e Kampioneve. Kujtojmë se gjatë përvojës së tij në Premier Ligë, Suarez shënoi 69 gola me fanellën e Liverpulit në katër sezone e një rikthim në skuadrën që e deshi aq shumë, do të ishte i mirëpritur prej tij.

Related posts

Kristi Vangjeli: Skënderbeu mendon për grupet e Championsit

Q.Autor

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Drithëruese gara për titull, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

U INFEKUTA ME KORONAVIRUS/ Lajm i mirë për sulmuesin Broja, ylli i Kombëtares mposht COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment