Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EDI REJA MERR LAJMIN E KEQ/ Pësoi dëmtim ndaj Andorrës, humb super sfidën me Anglinë mbrojtësi…

Kombëtarja shqiptare merr një lajm të keq në prag të sfidës së vështirë për “Tre Luanët”. Edhe  Roma ndihet e shqetësuar për kushtet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në menisk, ndërsa luante ndaj Andorrës. 21-vjeçari tashmë mund të kthehet në kryeqytetin italian nesër, për t’iu nënshtruar testeve instrumentale në “Villa Stuart”, të cilat do të verifikojnë shkallën e dëmtimit.

Mediat italiane, duke iu referuar lajmeve nga Shqipëria, nuk janë optimiste për kushtet e Kumbullës, i cili mund të mbetet jashtë fushave për disa javë. Një mungesë e rëndë për trajnerin Edy Reja, referuar ndeshjes kualifikuese të 28 marsit me Anglinë, por edhe për Romën e Fonseca, që po lufton në kampionatin italian për vendin e katërt dhe do të përballet me Ajax në çerekfinalet e “Europa League”, brenda dhjetë ditësh.

Related posts

REFUZON LARGIMIN NGA KLUBI/ Atletico nuk dëshiron të shesë mbrojtësin Hernandez në…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Transferimi më i shtrenjtë në histori, Shaqiri prezantohet te klubi i ri

Delo.autor

MIQËSORET/ Superiorja përplaset me Kategorinë e Parë, sfida konsolidimi

Isa.Autor

Leave a Comment