Futboll Seria A Sport

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Amoruso: Juventus në krizë? Nuk është penduar që shkarkoi Sarrin, Pirlo merito të ketë…

“Sipas mendimit tim, Juve nuk është penduar që shkarkoi Sarrin, pavarësisht se fitoi titullin, ngaqë palët nuk patën kurrë mirëkuptim mes tyre”. Nicola Amoruso, ish-sulmuesi i Juventusit, foli për “Radio Crc”: “Sigurisht, në vendin e tij erdhi Pirlo, i cili nuk kishte asnjë përvojë si trajner. Edhe kampionë të tjerë të mëdhenj si Guardiola dhe Zidane, gjithashtu kanë arritur majat si trajnerë, por para se të merrnin drejtimin e Barcelonës dhe Realit kishin fituar përvojë në ligat e vogla. Pirlo bëri debutimin e tij në ekipin e pare të Juventusit menjëherë. Për këtë arsye, për mendimin tim, ai nuk ka asnjë faj. E meriton të ketë një shans tjetër te Juventusi”.

Amoruso është gjithashtu një ish-lojtar i Napolit. Sfida, vendimtare për zonën e Ligës së Kampionëve midis dy ish-skuadrave të tij, është planifikuar pas Pashkëve: Psikologjikisht, Napoli do të shkojë atje më mirë, por do të jetë ende një ndeshje e hapur. Gattuso ka treguar se me shërimin e të dëmtuarve e ka rikthyer Napolin në rrugën e duhur. Kritikat ndaj tij kanë qenë të padrejta. Osimhen ka ende shumë për të përmirësuar, por do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij”.

Related posts

KOLO MUANI BIND JUVENTUSIN/ Strategjia e bardhezinjve për sulmuesin, detajet

F.autor

TE BARCELONA MENDOJNË PËR MERKATON/ Laporta do rikthejë ish-mesfushorin

Delo.autor

DËSHTON KALIMI I BRAZILIANIT TEK MANCHESTER CITY/ Joao Cancelo tashmë ka një tjetër pretendent, ja klubi i madh

Delo.autor

Leave a Comment