Futboll I pakategorizuar Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Pas mbrojtësit Kumbulla, ja lojtari “KuqeZi” që rrezikon të humbasë sfidën ndaj Anglisë…

Shqipëria mori ditën e sotme një goditje të rëndë para ndeshje ndaj Anglisë që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “Air Albania”. Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në gju, teksa humbi përballjen ndaj “3 luanëve” si dhe atë të radhës ndaj San Marinos. Vendin e tij pritet ta zërë, Frederik Veseli.

Ndërkohë së fundmi, sipas raportimeve të “Supersport” nga Durrësi, një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme është Odise Roshi.

Ditën e nesërme pritet të qartësohet nëse fieraku do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Shpresojmë që problemi i 29-vjeçarit të mos jetë serioz dhe mesfushori të jetë në dispozicion të trajnerit Reja.  Vlen të theksohet fakti se Roshi u aktivizua në minutën e 81-të në sfidën ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Lenjanit.

Related posts

Zhang tregon objektivat: Viti 2018 do të jetë i Interit

Q.Autor

Cristiano Ronaldo takon SHOKËT E “RINJ”. Shikoni si e presin Chiellini… (VIDEO)

Sadik.Autor

DYSHE FANTASTIKE ME HYKËN/ Sabjen Lilaj gjen rrugën e rrjetës në kampionatin izraelit

Delo.autor

Leave a Comment