Futboll Sport

ZYRTARE/ Fatale humbja në kampionat, ish-mbrojtësi brazilian shkarkohet nga detyra e trajnerit të skuadrës së…

Aventura e Silvinjos në pankinën e Korinthiasit ka përfunduar zyrtarisht.

I punësuar në maj të vitit 2021, trajneri u shkarkua pas humbjes ndaj Santosit në elitën e futbollit brazilian.

Korinthias e përfundoi kampionatin në vendin e pestë në renditje, duke u kualifikuar në Kupën Libertadores.

48-vjeçari, ish-lojtar i Arsenalit, Barcelonës dhe i Mançester Sitit, Silvinjo ka pasur edhe një eksperiencë italiane, si bashkëpunëtor teknik i Roberto Mançinit te Interi, nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Gjithashtu braziliani më parë ka qenë trajner i Lionit në Francë dhe asistent i kombëtares “Seleçao”.

Related posts

LIVE/ Poloni-Senegal, Robert Lewandowski përplas brirët me Sadio Mane

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Handanovic nuk jep më garanci, ideja e fundit e Interit në Premier mbi pasuesin

Delo.autor

SKANDAL NË KAVAJË/ Plas në sfidën Besa-Bylis, dhunohen gjyqtarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment