Futboll Sport

KATAR 2022/ Serbia ndal Portugalinë, Belgjika “i falet” Lukaku-t, Skriniar shpëton Sllovakinë nga turpi

Portugalia ka shpërdoruar një avantazh prej dy golash kundër Serbisë dhe është larguar nga Beogradi me vetëm një pikë.

Portugezët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 flaë dygolëshit të Diogo Jota-s (11′, 36′), por janë kapur nga serbët me Mitrovic (46′) dhe Kostic (60′).

Ky rezultat e ka ndihmuar Serbinë të mbajë vendin e parë në Grupin A me pikë të barabarta me Portugalinë, por me një diferencë më të mirë golash.

Pas tyre renditet Luksemburgu, që mbrëmjen e sotme ka mundur 1-0 në transfertë Irlandën.

Ndalet edhe Belgjika, që ka nuk ka shkuar më larg se një baraziom 1-1 në fushën e Çekisë. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.

Vendasit kanë zhbllokuar ndeshjen me një predhë të Prodov (50′), ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur me një gol të bukur të Lukaku-t (60′).

Republika e Çekisë mbetet në vendin e parë të Grupit E me 4 pikë, po aq sa Belgjika, por me një diferencë më të mirë golash.

Shpëton nga turpi Sllovakia kundër Maltës. Miqtë, në fakt, e kanë mbyllur në avantazh 2-0 pjesëne  parë falë golave të Gambin (16′) dhe Satariano(20′), por vendasit kanë arritur të shmangin humbjen falë dy golave të Strelec (49′) dhe Skriniar (53′).

Related posts

YLLI SADIKU U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Historia e pazakontë e dashurisë me dentisten që e njohu në “Facebook”

Delo.autor

ÇFARË KA NDODHUR? Icardi zhduket pas festës me maskë me rastin e ditëlindjes së Hakimi (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Erkand QERIMAJ: Kujtohen për ne vetëm kur fitojmë MEDALJE. Në BOTËROR synoj…

Isa.Autor

Leave a Comment