Futboll Kategoria Superiore Sport

FSHF PUBLIKON AXHENDËN/ Faza gjymsëfinale e Kupës së Shqipërisë, ja dita kur do të hidhet shorti…

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të hidhet ditën e premte, datë 2 prill, në ora 11:00. Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Në njoftimin raportohet se shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Related posts

PAS FITORES NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Është e kuptueshme, ndonjëherë mund të jetë fati në…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Valery

Delo.autor

GJERMANI-MAQEDONIA E VERIUT/ Trajneri Low i beson treshes së sulmit Havertz, Gnabry dhe Sane (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment