Futboll Premier League Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Liverpool siguron goditjen e parë të merkatos, merr për 40 milionë euro mbrojtësin…

Liverpool është shumë pranë goditjes së parë të merkatos së verës. Sipas David Ornstein, drejtuesit e “The Reds” kanë siguruar marrëveshjen me Leipzig për të nënshkruar me Ibrahima Konate.

Mbrojtësi luan në qendër dhe është një ndër lojtarët më premtues francezë. Prej disa kohësh, Konate aktivizohet nga Leipzig, që e mori me parametra zero nga Sochaux në vitin 2017.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 40 milionë eurove dhe lojtari pritet të firmosë në fund të sezonit. Blerja e Konate do të ishte vërtet me bujë për ekipin e Liverpool, që do të kishte dy qendërmbrojtës të kalibrit shumë të lartë, si Van Dijk e Konate.

Related posts

Balotelli nuk përmbahet, shanë keq gjyqtarët francez

Sadik.Autor

Zbulohet kushti që i ka vendosur Ronaldo klubit për të qëndruar

Sadik.Autor

Argjentina në buzë greminës/ Rusia “botërori i makthit” për të mëdhatë

Isa.Autor

Leave a Comment