Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUMBI SFIDËN NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Kumbulla ëndërron Premier, por sezoni tani mund të quhet i mbyllur (VIDEO)

Marash Kumbulla humbi supersfidën ndaj Anglisë me kombëtaren e Shqipërisë për shkak të një dëmtimi të pësuar në sfidën e fituar 1-0 në Andorra për kuqezinjtë e Edi Reja.

Për këtë arsye, ai u nis menjëherë drejt Italisë për të kryer vizitat dhe radiografinë. Në aeroport, mbrojtësi kuqezi tha:”Të shohim, nuk e di: ndodhi në pjesën e dytë, ndjeva diçka, por isha nxehtë dhe arrita ta përfundoja ndeshjen. Pastaj e ndjeva dhimbjen në dhomën e zhveshjes”…

Kështu, sot ka ardhur edhe verdikti i amnalizave. Për mbrojtësin shqiptar një dëmtim menisku. Tre muaj jashtë dhe sezoni i përfunduar përpara kohe. Një keqardhje e madhe për mbrojtësin e talentuar kuqezi, i cili përveç faktit se nuk ka gjetur hapësirat e duhura te Roma, tani edhe do të vuajë dëmtimin e gjatë.

Një ditë më parë, duke folur për mediat angleze, ai kishte shprehur edhe dëshirën për të luajtur një ditë në Premier League.

“Unë kam lindur në Itali, por lidhja emocionale me Shqipërinë ka qenë gjithmonë e fortë. Unë shkova atje me pushime me prindërit e mi, familja ime ka tradita shqiptare. Ndihem shumë i lidhur me këtë vend, është vendi im. Për çdo lojtar që vesh fanella e kësaj ekipi kombëtar është një moment i veçantë. Brezi që luajti Kampionatin Evropian në 2016 përfaqësoi pikën më të lartë të Shqipërisë në futboll. Tani ne po ndryshojmë shumë gjëra dhe po ndërtojmë një përzierje midis lojtarëve të rinj dhe me përvojë. ëndrra është të arrijmë fazat përfundimtare të Kampionatit Evropian ose një Kupë Bote”.

“Vitin e kaluar më në fund preferova të qëndroja në Itali për të luajtur në një nga klubet më të rëndësishme në Serie A. Dhe bëra zgjedhjen e duhur. Unë jam në një klub me traditë të madhe, tifozë fantastikë dhe një projekt ambicioz. Por Premier League është një nga ligat e mia të preferuara, kështu që pse jo në të ardhmen? Kurrë mos thuaj kurrë…”.

VIDEO

Related posts

E RREZIKSHME/ Bomba të pa shpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, alarm në qendrën stërvitore të Romës

Delo.autor

Vidal te Chelsea? Ja çfarë thotë trajneri i Bayern

Q.Autor

Inter, gati të sakrifikojë Icardi-n për dyshen Martinez-Dzeko

Sadik.Autor

Leave a Comment