Futboll Sport

SKANDAL NË GANË/ Tifozët të pamëshirshëm pas ndeshjes, arbitrat mbulohen nga gjaku. Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Dhuna vazhdon të jetë ende prezente në futboll, teksa këtë herë e kanë pësuar keq dy gjyqtarë në Ganë.

Në Ligën e Dytë të futbollit në Ganë, ditën e djeshme luhej ndeshja mes Uamanafo Rojals dhe Bofoakua. Ndeshja u mbyll në barazim, por ky rezultat nuk i ka lënë aspak të kënaqur tifozët vendas, të cilët pas ndeshjes nuk janë përmbajtur.

Ata janë futur në fushë, ku nuk kanë hasur ndonjë rezistencë dhe kanë goditur keq gjyqtarin kryesor dhe njërin prej anësorëve. Tifozët janë treguar të pamëshirshëm ndaj gjyqtarëve, me këta të fundit që në pamjet e siguruara pas ndeshjes, shfaqen të mbuluar nga gjaku, teksa menjëherë janë transportuar për në spital.

VIDEO

Related posts

“COPA DEL REY”/ Magjia e Griezmann s’mjafton, Girona trondit Atleticon dhe shkruan historinë

Delo.autor

BINDËN NË BOTËROR/ Gareth Southgate pranë rinovimit të kontratës

Isa.Autor

E FUNDIT/ Reja i habit të gjithë me lojtarët e grumbulluar, ja lista paraprake (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment