Futboll Sport

REALIZOI NDAJ SHQIPËRISË PAS 500 DITËSH AGJERIM/ Harry Kane: Ju tregoj cila do të jetë ndeshja më e vështirë në grup

Përfaqësueset shqiptare kanë rezultuar fatsjellëse për sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn. Si pjesë e Anglisë U-19, më 8 tetor 2010 Kejn ka debutuar ndaj Shqipërisë dhe ka shënuar një gol në fitoren 6-1. Dhe duhet të vinte pikërisht sfida e djeshme me kuqezinjtë që ta kthente sulmuesin te goli me “Tre Luanët”.

Pas 500 ditësh pritje 27-vjeçari arrin të shënojë me kombëtaren e angleze, gol i cili i mungonte që nga 17 nëntori 2019-ës ku i kishte shënuar Kosovës. Me golin e djeshëm Herri Kejn arrin që të shënojë në 17 stadiume të ndryshme me kombëtaren angleze, por në këtë subjekt kryeson Uein Runi që ka shënuar me “Tre Luanët” në 27 stadiume të ndryshme dhe Majkëll Ouen me 25 stadiume të ndryshme.

Pas fitores 2-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania” sulmuesi i kombëtares angleze dhe autori i golit të parë, Herri Kejn u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Gjithsesi, ai pohon se Anglia po bën mirë, por provën kryesore e ka në mesjavë me Poloninë.

NDESHJA – “Mendoj se ishte një paraqitje vërtetë e mirë. Ndoshta starti ishte pak i ngadaltë, por pas gjysmës së pjesës së parë e ndryshuam rreshtimin në fushë, nga 4-2-3-1 në 4- 1-4-1, dhe kjo patjetër që na ndihmoi. Kishim më shumë lojtarë që vraponin në zonë, më shumë lojë sulmuese dhe shënimi i golit në pjesën e parë ishte i shkëlqyeshëm. Mendoj se e kemi kontrolluar mirë pjesën e dytë, kështu që në përgjithësi ka qenë një natë e mirë”, u shpreh fillimisht Kejn.

TËRHEQJA NË THELLËSI – “Ka qenë pjesë e lojës sime, u bë kohë tani. E kam bërë shpesh edhe me Totenhemin këtë sezon, por për kombëtaren e kam bërë mirë dhe rregullisht. Ne kemi qetësi nga krahët, sulmues shumë të mirë që vrapojnë që nga mesfusha, kështu që është e natyrshme që unë të tërhiqem prapa dhe të përpiqem të krijoj edhe lojë. Fatmirësisht Maunt arriti të shënonte dhe 2-0 ishte një fund i shkëlqyeshëm”, vijoi sulmuesi anglez.

POLONIA – “Nuk është punë e përfunduar, por jemi në një vend të mirë. Polonia do të jetë ndeshja më e vështirë në grup, por ne jemi gati për këtë takim. Nëse do të fitojmë, do të jemi në një pozitë të shkëlqyeshme dhe për të vazhduar me ndeshjet në grup pas prezantimit në kampionatin Europian”, përfundoi Herri Kejn.

Related posts

Nga FERRI në PARAJSË/ MARTIAL pranë rinovimit me Man United deri në vitin…

Isa.Autor

E kanë fituar Botërorin 2 herë, por ja pse Uruguai mban 4 yje në fanellë

Sadik.Autor

Marcelo-Juventus/ Ja çfarë e pengon transferimin e bujshëm të brazilianit

Isa.Autor

Leave a Comment