Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Vendoset gjithçka, Aguero mbyll aventurën me Manchester City-n, ja e ardhmja e sulmuesit…

Tashmë është zyrtare, Serxhio Aguero do të largohet nga Mançester Siti në fund të sezonit.

Ka qenë vetë sulmuesi argjentinas, që ka zbuluar të ardhmen e tij, teksa nëpërmjet një letre të gjatë, ka komunikuar se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Guardiolës.

Nga fundi i sezonit të kaluar, sulmuesi argjentinas është kushtëzuar nga probleme të shumta për shkak të dëmtimeve dhe tashmë ka vendosur që të mbyllë aventurën me Sitin në fund të sezonit.

Aguero luan te Siti prej 10 sezonesh, teksa u transferua te “Qytetarët” në verën e vitit 2011, ku ka zhvilluar 271 ndeshje dhe ka shënuar 181 gola.

Related posts

Donadoni: Shpresoj që të jem trajner i Milanit një ditë

Isa.Autor

(VIDEO) Barcelona barazon shifrat ndaj Sociedad, Suarez shënon golin e vitit

Q.Autor

SPEKTAKOLARE/ Vettel triumfon në Silverstone, në podium edhe Hamilton e Raikkonen

Isa.Autor

Leave a Comment