Futboll Sport

IBRAHIMOVIC BRAKTIS STËRVITJEN/ Mediat suedeze qetësojnë Milanin: Ishte vendosur më parë…

Zlatan Ibrahimovic u largua nga stërvitja me kombëtaren e Suedisë vetëm 15 minuta nga nisja e saj. Por alrmi në klubin e Milanit për një tjetër dëmtim të sulmuesit është shuar shpejt. Mediat suedeze bëjnë të ditur se gjithçka ishte parashikuar. Duke cituar burime pranë kombëtares, ato shprehen se Ibra dhe stafi teknik ishin dakortësuar, që lojtari të zhvillonte vetëm pjesën e parë të seancës me skuadrën dhe më pas të vijonte stërvitjen e personalizuar në palestër.

Kështu, te Milani mund të jenë të qetë, megjithëse aspak të lumtur pasi ndryshe nga sa ishte folur, Ibrahimovic do të qëndrojë me kombëtaren edhe për ndeshjen miqësore të së mërkurës, përpara se të kthehet në Milano.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lazio provon të befasojë Inter, gati oferta për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Zidane suprizon me deklaratat për Benzema, dëshpërohen tifozët e Realit

Q.Autor

Kante shpallet futbollisti më i mirë francez për vitin 2017

Q.Autor

Leave a Comment