Futboll Seria A Sport

Keqardhja e Gjimshitit, e ardhmja dhe surpriza e tifozëve

Berat Gjimshiti po luan rregullisht me Benevento-n në Seria A dhe një ditë më parë skuadra e tij mori një pikë në transfertë kundër Sassuolo-s. Një sfidë që u mbyll  me rezultatin 2-2 dhe skuadra mbrojtësit shqiptar dhe e Ledian Memushajt sezonin e ardhshëm pritet të luajë një kategori më poshtë. Pas ndeshjes Gjimshiti ka folur për përballjen me Sassuolo-n dhe për gjestin që tifozët bënë me ta.

“E dinim mënyrën se si ata luajnë dhe rrezikuam, pasi ata shumë të shpejtë. Në mbrojtje duhet të bënim më shumë sepse pësuam dy gola për shkak të gabimeve individuale. Shfrytëzoj rastin të falënderoj tifozët. Në fund të ndeshjes bënë një gjest të mrekullueshëm, duke na thirrur poshtë tribunës”, ka deklaruar fillimisht Gjimshiti sipas “Ottopagine.it”. Më tej ai pyetet për të ardhmen e tij dhe për momentin nuk është se po e mendon.

“Siç e thashë, jam i lumtur të luaj këtu. Tani nuk mendoj për kampionatin e ardhshëm, pasi janë edhe gjashtë ndeshje të rëndësishme për t’u luajtur. Jemi të fortë, por e vetmja gjë që na na mungon ëshët konkretizimi në metrat e fundit. E meritonim fitoren, nuk më kënaq barazimi i marrë. Tani le të mendojmë për ndeshjen në shtëpi kundër Atalanta-s”, shtoi qendërmbrojtësi, i cili këtë javë ka një sfidë të veccantë ndaj ish-skuadrës së tij, me të cilën është ende nën kontratë. Te Benevento ka shkuar në huazim dhe do të jetë një takim ku duhet t’i tregoje stafit teknik sa vlen, për ta marrë në konsideratë për sezonin e ardhshëm.

Në takimin kundër Sassuolo-s ka pasur edhe një moment të diskutueshëm për penallti dhe Gjimshitin e habit fakti se pse arbitri nuk e ka rastin në fjalë në ekran, ndërkohë që tregon edhe se çfarë i tha shoku i tij i skuadrës. “Tosca më tha se faulli filloi pak jashtë zone, por u rrezua brenda, ku jepet penallti. E vetmja gjë për të cilën pyes veten është se pse arbitri nuk shkoi për ta parë personalisht ndërhyrjen në monitor”, përfundoi futbollisti i kombëtares, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Zurich në Zvicër.

Related posts

MANCHESTER CITY SI “SUPERMARKET”/ Juvja e Interi në garë për sulmuesin

F.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Mascherano: Bavarezët nuk janë aq favorit sa mendojnë…

Delo.autor

Anglezët ndalohen të stërviten me topin e Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment