Futboll La Liga Sport

SKANDALI PËR AFERË MASHTRIMI/ U përjashtua nga kombëtarja, ja sa rrezikon të dënohet ylli Benzema…

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, do të dalë në gjyq në tetor të këtij viti pas skandalit të vitit 2015, ku francezi u përfshi në një aferë mashtrimi me shokun e tij të kombëtares, Matjë Valbuena.

Dyshohet se në atë kohë, sulmuesi 33 vjeçar i Realit, kishte pajtuar disa persona që t’i bënin shantazh mesfushorit  Valbuena me anë të një video intime, duke i kërkuar në këmbim para.

Rasti bëri bujë në atë kohë dhe pasoi më pas me përjashtimin e Benzemas nga kombëtarja franceze, duke mos u kthyer më. Sot është vendosur muaji i  gjyqit ndaj sulmuesit madrilen, i cili do të zhvillohet në tetor të këtij viti, dhe pritet të merret vendimi përfundimtar për këtë çështje. Benzema rrezikon 5 vite burg dhe 75 mije euro gjobë në rast se shpallet fajtor. Një vendim shumë i ashpër ky që do të largonte nga futbolli një ndër sulmuesit më të mirë të epokës së futbollit.

Related posts

(VIDEO) Shqiptari çmend Zvicrën, shënon supergol

Sadik.Autor

MILAN-BENEVENTO/ Pas shumë tentativash nga Ibrahimovic, ylli Hernandez mposht portierin Montipo (VIDEO)

Delo.autor

“NUK PRANOJ TË MARR LOPATA ME M** NË FYTYRË”/ Konte nuk përmbahet pas mbylljes së sezonit: Duhet të flas me presidentin

Delo.autor

Leave a Comment