Futboll Seria A Sport

MPOSHT CONTEN DHE PIOLIN/ Gasperini shpallet “Trajneri i Vitit” në Itali

Trajneri i Atlantës, Xhanpiero Gasperini ka fituar çmimin si “Trajneri  i Vitit” në Italit, çmim ky i cili i është dhënë nga kolegët e tij me anë të votimit.

Çmimi u dha nga shoqata e trajnerëve, dhe tekniku Italian arriti të triumfonte përkrah emrave të Antonio Kontes, Stefano Piolit dhe Simone Inzagit. Ky është viti i dyte rresht për Gasperinin që fiton këtë çmim, pasi dhe vitin e kaluar u shpall si trajneri i vitit në Itali.

Puna e teknikut Italian tek skuadra e Atalantës është tepër e madhe, pasi në 5 vite në krye të bergamaskëve ka arritur suksese të mëdha për një ekip të kalibrit të tillë. Këtë vit Atalanta po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, teksa kanë prerë biletën si finalistja e Kupës së Italisë, përballë Juventusit në maj të këtij viti.

Related posts

“EURO 2020″/ Nuk luhet vetëm për 8 kg argjend, UEFA rrit premiot me 25% në këtë kompeticion

Delo.autor

Lojtarët më të paguar në Premierligë, Kane vetëm i 35-ti (FOTO)

Q.Autor

NUK EKZISTON ASNJË MANUAL PËR “PLESHTIN”/ Portierët analizojnë goditjet e lira të Messit

Delo.autor

Leave a Comment