Futboll Sport

KONSIDEROHET SI EKIPI ME I DOBËT NË BOTË/ Çfarë duhet të dini për San Marinon, kundërshtarin modest të Shqipërisë

San Marino mund të konsiderohet si kombëtarja me rezultatet më të dobëtat në futboll në arenën botërore. Për këtë arsye kundërshtari i nesërm i Shqipërisë renditet në vendin e 201-të në ranglistën e FIFA-s për kombëtaret. Ndeshjen e parë jozyrtare kjo kombëtare e ka luajtur me Kanadanë më 28 mars 1986, ku janë mundur 1-0.

Ndërsa ndeshjen e parë zyrtare e kanë luajtur në shtëpi më 28 nëntor 1990, ku janë mundur 4-0 nga Zvicra. Fitorja në ndeshje zyrtare është tabu për këtë ekip, madje shijen e suksesit ata e kanë provuar vetëm në një rast në miqësore, ku më 28 prill 2004 kanë fituar 1-0 ndaj Lihtenshtenjit.

Golin e parë në trasfertë San Marino e ka shënuar pas 14 vitesh, pikërisht në eliminatoret e “EURO 2016” ndaj Lituanisë. Kjo kombëtare konsiderohet si më e dobëta në botë sa u përket arritjeve dhe ka një mesatare të pësimit të golave, 4.2 për ndeshje.

Related posts

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Trajneri Zidane: Një finale, si të gjitha ndeshjet për ne

Delo.autor

FITON NDESHJEN E 2 RADHAZI/ Të besuarit e Klopp përmbys Southampton (VIDEO)

Delo.autor

SËRISH SHENJA RREZIKU/ Lëkundjet e “San Siro”-s tmerrojnë tifozët, një grup ekspertësh në terren

Delo.autor

Leave a Comment