Futboll Seria A

Kroos dhe Ronaldo, futbollistët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori

4 Kupa të Botës për Klube, Ronaldo dhe Kroos kanë hyrë në histori.

Me triumfin kundër Gremios, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo janë bërë lojtarët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Që të dy futbollistët i kanë fituar nga tri me Real Madridin (2014, 2016 dhe 2017) si dhe nga një me ish klubet.

Portugezi një e ka fituar me Manchester United në vitin 2008, ashtu si gjermani me Bayern Munich në vitin 2013.

Ata kanë lënë prapa Maldinin dhe Cafún (një Kupë të Botës dhe dy Intercontinentales) po ashtu kanë lënë prapa edhe Iniesta, Alves, Piqué, Messi dhe Busquets, me nga tri, aq sa kanë edhe lojtarët tjerë të Real Madridit, Sergio Ramos, Keylor Navas, Benzema, Bale, Isco, Varane, Nacho, Marcelo dhe Carvajal.

Related posts

TJETËR ARRITJE NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Tre arbitre femra pajisen me stemën e FIFA-s

Delo.autor

NGA NJË DËSHTIM TEK NJË RIKUPERIM TEK LIVERPOOL/ Trajneri Klopp: Ai arrin të bëjë gjithmonë diferencën…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas “ëndrrës” zikaltër

Isa.Autor

Leave a Comment