Futboll Sport

BURG 5 VJET PËR SHQIPTARIN/ Plagosi djalin e futbollistit te njohur italian (FOTO)

Përfundoi dje gjyqi për autorët e plagosjes së Nikolo Betarinit, djali i ish-futbollistit Stefano Betarini dhe prezantueses së njohur Simona Ventura.

Mes të dënuarve, është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Andi Arapi, i cili është dënuar me 5 vite heqje lirie, ndërkohë që me nëntë vite burgim është dënuar 29-vjeçari Davide Kadeo i cili ishte në krye të grupit që me tetë goditje me thikë rrezikuan t’i merrnin jetën të riut Betarini në korrik të vitit të kaluar.

Pas daljes nga salla e gjyqit familja Betarini u shpreh e lumtur për vendimin dhe vendosjen e drejtësisë, teksa kanë hequr dorë nga kërkesa për dëmshpërblim nga ana e agresorëve.

Related posts

Skënderbeu në merkato, synohet mesfushori i Teutës

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Rivalitet për kreun, nis ndeshja në stadiumin e boshatisur

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester United mposht Burnley, Greenwood “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment