Futboll Seria A Sport

ËNDËRRON TË LUAJ NË NJË KLUB TË MADH/ Ylli i Atalantës do kuqezinjtë e Milanit, drejtuesit e snobojnë

Pavarësisht rinovimit të kontratës me Hakan Çalhanoglunë, Milani po mendon seriozisht për Josip Iliçiçin. Lojtari ka vullnetin për të përmbushur ëndrrën për të luajtur në një klub të nivelit të lartë.

Drejtori sportiv i “Djallit”, Frederik Masara e ka ndjekur sllovenin që në kohën kur punonte në Romë teksa marrëdhënia e lojtarit me Gasperinin nuk është më ajo e dikurshmja.

Në të kaluar, Iliçiç ka pasur kontakte serioze me Milanin, por duke marrë parasysh moshën e lojtarit (33 vjeç), kuqezinjtë nuk do të donin të shpenzonin shumë para, ndaj çështja në fjalë do të vlerësohet nëse mund të realizohet me shifra shumë më të ulëta sesa ato që pretendon Atalanta (15 mln euro) për të lejuar xhevahirin e tij të largohet.

Related posts

MODRIC PËRJETËSOHET MADRILEN/ Vëllai i Rakitic mbyll detajet e kontratës në Milano

Delo.autor

STATISTIKA/ Bayern Munich tabu, Barcelona sheh fantazmat e 2000

Delo.autor

Shpëton Barcelona, Alonso godet vetëm shtyllën

Q.Autor

Leave a Comment