Futboll Seria A Sport

“INTER NUK ËSHTË KLUBI MË E FORTË NË SERIE A”/ Habit futbollisti “Zikaltër”: Ata ndodhen në vendin e parë sepse…

Vitet e fundit, Atalanta ka arritur të bëjë mirë në Itali, duke mbajtur rolin e një ekipi problematik që mund t’i prishë punë çdo skuadre dhe të jetë e aftë të luftojë mes më të mirëve.

Një ndër shtylla kryesore ku mbështetet ekipi është sulmuesi, Duvan Zapata, i cili me golat e tij bëhet shpesh herë protagonist në fitoret e bergamaskëve.

Sulmuesi Zapata, në një intervistë të gjatë për prestigjiozen italiane “Gazzetta dello Sport”, u ndal tek kryesuesit e Serisë A, Interi dhe tek një episodi të ndodhur në fushën e lojës me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç.

“Interi nuk është skuadra më e fortë në Seria A. Ata ndodhen në vend të parë sepse nuk kanë angazhime të tjera pasi u eliminuan herët nga Liga e Kampionëve. Ata fituan ndaj nesh, por vuajtën. Si gjithmonë, ne kemi arritur të jemi “kockë e fortë” për Interin. Ndonjëherë rezultatet jo gjithmonë pasqyrojnë meritat e ekipit.

Episodi me Zlatan? Gjërat që ndodhin në fushë mbeten në fushë. Pas ndeshjes qarkulloi një audio, ku pretendonin se unë flisja për një penallti ne disfavor të Milanit. Nuk i kisha thënë unë ato fjalë, por tifozët e Milanit shpërthyen në fyerje ndaj meje. As nuk më shkoi në mendje ti përgjigjesha Ibrahimoviçit, po fitoja 3-0, nuk kisha arsye pse të reagoja ashtu”, e mbylli fjalën e tij sulmuesi kolumbian.

Related posts

LUAN PËR ARSENALIN/ Lichtsteiner NUK harron JUVENTUSIN: Shpresoj të fitojnë…

Isa.Autor

Messi me probleme, mund të mos luajë ndaj Italisë

Sadik.Autor

NUK NDALEN ME “ÇMEDURITË” NË MERKATO/ Juventus ofron miliona dhe tre lojtarë për yllin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment