Futboll

Thiago Silva i frikëson të gjithë: Neymar mungon ndaj…

Neymar pësoi nj dëmtim të rëndë dhe mund të humbë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit atë kundër Realit në Champions League e cila do të luhet javën e ardhshme.

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva tha se Neymar duhet të bëjë disa ditë pushim dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Francës, shkruan “Goal.com”.

“Unë nuk jam mjek, por mendoj se do të mungojë në përballjen e së mërkurës në Kupën e Francës. Ai duhet të pushojë”, tha fillimisht ai.

I pyetur për përballjen ndaj Realit, ai u përgjigj: “Do të jenë ekzaminimet mjekësore që do të përcaktojnë gjendjen sa duhet të pushojë Neymar, të shpresojmë që të luajë”

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të “Los Blancos”.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Mesfushori francez i thotë “PO” MILANIT, firmos në JANAR

Isa.Autor

NDRYSHOI EKIP NË MERKATON E KALUAR/ Ish-lojtari i Skënderbeut debuton në kampionatin italian (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea gjen lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment