Futboll Seria A Sport

BARAZIM ME GOLA/ Juventus ndalet nga Torino dhe rrezikon zonën Champions

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja derbi mes Torinos dhe Juventusit.

Një pikë e ndarë në mes dy ekipeve të një qyteti që më shumë vlen për Torinon, në luftën e saj për të mbijetuar në Seria A.

Juventusi kaloi i pari në avantazh me anë të Chiesa-s, por “Demat” nuk ranë dakord me rezultatin edhe pse po kalojnë një formë jo të mirë.

Një dygolësh i Sanabrias bëri që Torino të ëndërronte një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për t’u larguar nga fundi i tabelës, por një gol i Ronaldos vuri ndeshjen në barazpeshë në 2-2.

Me këtë barazim Juventus zbret në vendin e katërt në renditje që e çon në Champions League vitin e ardhshëm, por me pikë të barabarta me Napolin, me të cilin do ndeshet të mërkurën.

Related posts

JETA E RE E BOATENG/ Pushimet dhe e dashura e re bombastike italiane (FOTO)

Delo.autor

“Ylli” i Brazilit ngre në “qiell” mesfushorin e Barcelonës: Është fenomen

Isa.Autor

Milani në dyert e drejtësisë së UEFA-s/ Dënimi pritet brenda 3 ditësh

Sadik.Autor

Leave a Comment