Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 0-0

Kampionati shqiptar është futur në një fazë ku nuk lejohen më gabimet. Dy ekipe që duan titullin kampion këtë sezon Vllaznia dhe Partizani, që ditën e sotme përplasin brirët në “Loro Boriçi”. Dy trajnerët e skuadrave, Brdariç dhe Daja, kanë tentuar të largojnë presionin nga lojtarët e tyre, duke thënë në konferencat për shtyp se kjo sfidë nuk vendos fatet e sezonit.

Në rregull, diplomacia e trajnerëve është legjitime, por renditja është ajo që i jep të drejtë etiketimit të kësaj sfide si një duel që do të vendosë shumë në fund. Dy skuadrat kanë bërë dhe investime gjatë merkatove, secila me mundësitë e veta, për t’u përforcuar sa më shumë dhe për t’i shkuar deri në fund këtij edicioni futbollistik në krye të tabelës. Gjithashtu, është një duel që fitorja nga secila skuadër shihet si një bonus i madh psikologjik, pasi tri pikë në këtë takim do të ishin një trampolinë goxha e fuqishme për ecurinë dhe për moral.

Vllaznia ka qenë më e suksesshme se Partizani deri më tani në duelet direkte këtë sezon. Shkodranët e kanë fituar sfidën e parë në Shkodër, ndërsa në transfertë ndaj “demave” kanë marrë një pikë pas barazimit 0-0. Partizani nuk duhet ta humbasë sfidën e sotme në “Loro Boriçi”, pasi do të kishte bilancin e ndeshjeve direkte kundër. E skenari i çmendur, që në rast se dy ekipet e mbyllin në krye me pikë të barabarta, duhet të eliminohet patjetër nga Partizani i Ilir Dajës, pasi do të ishte një goditje e madhe për të gjithë sezonin.

 

LIVE/ Vllaznia – Partizani

FT: VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+2′ Nija Vexhi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Alban Hoxha.

90+1′ Ferhan Hasani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Adilit.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Largohet edhe Broja, në fushë Lukas Kardozo.

86′ Zëvendësim tjetër te Partizani, largohet Çinari, vendin e tij e merr Ferhan Hasani.

84′ Stenio Zhunior provon të bëjë heroin, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

82′ Dy zëvendësime te Vllaznia, largohen Jonuzi dhe Dilaver, në fushën e lojës Kalaja dhe Sise.

79′ Partizani në kërim të golit, vendimtare ndërhyrja e Isaevskit brenda zonës, futbollisti largon rrezikun, teksa topi po shkonte drejt Çinarit.

75′ Stenio Zhunior ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

73′ Tre zëvendësime te Partizani, largohet Murataj, Asani  dhe Melo në fushë, Idrizaj, Cara dhe Stenio Zhunior.

70′ I sapo futuri në lojë Nija Vexhi provon me një gjuajtja brenda zonës, por nuk koordinohet siç duhet, duke gabuar tërësisht.

69′ Zëvendësim i parë i sfidës, Brdariç largon nga loja Imerin, vendin e tij e merr Nija Vexhi.

64′ Vllaznia kërkon goditje dënimi në hyrje të zonës, pas duelit Broja-Marku, por për gjyqtarin Enea Jorgji, gjithçka e rregullt.

60′ Provon edhe Bardhi me një predhë nga distanca, por tentativa e tij ishte e gabuar.

58′ Tentativë e rrezikshme e Demir Imerit, gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

56′ Melo është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

55′ Drithërima në portën e Partizanit, Dilaver shpërdoron një shans të artë i vetëm përballë Hoxhës, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

49′ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Rast ideal për Vllazninë me Ardit Hoxhajn, vendimtar me ndërhyrjen e tij Mala, që largon topin në këndore.

40′ Isaevski është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë ndaj Jasir Asanit.

40′ Goditja e parë në kuadrat për Vllazninë, provon mbrojtësi Shehi me kokë, por pozicional Alban Hoxha, që kontrollon gjithçka.

35′ Zogoviç bën heroin, i mohon një gol të sigurt Bitrit, me pritjen e tij spektakolare. Tentativa e mbrojtësit brenda zonës u ndal në mënyrë mjeshtërore nga gardiani i skuadrës vendase.

33′ Provon të kundërpërgjigjet Vllaznia, me Ardit Hoxhajn, por mbyll mjaft mirë mbrojtësi Belica, që largon rrezikun.

31′ Partizani fiton një tjetër goditje nga këndi, sërish protagonsit Murataj. Mbeten në sulm “demat e kuq”.

30′ Goditje dënimi për Partizanin, nga e majta e mesfushës, harkon Murataj, por topi devijohet në këndore nga futbollistët e Vllaznisë, e dyta goditje nga këndi për Partizanin.

22′ Bie disi tempi i lojës, me të dyja skuadrën që e kanë përqendruar më së shumti lojën në mesfushë.

18′ Vllaznia provon të fitojë terren, duke e spostuar lojën në krahun e djathtë, por të vendosur mjaft mirë futbollistët e Partizanit, që mbyllin hapësirat.

13′ Tjetër shans për Partizanin me anë të Çinarit që provon nga distanca, topi shkon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Zogoviç.

10′ Hakaj harkon nga e majta në zonë, por nuk ndodhet askush nga futbollistët e Partizanit, për ta devijuar.

7′ Dominim i Partizanit në këto minuta të para, që ushtron sulme të vazhdueshme në zonën shkodrane. Ende asnjë tentativë e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

3′ Pranë golit Partizani me Çinarin, tentativa e sulmuesit shkodran ndalet me këmbë nga Zogoviç. Goditje këndi për kryeqytetasit.

2′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Partizani, me Melon, që provon në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit shkodranët.

1′ Ka startuar me 1 minutë heshtje sfida e sotme, në nderim të Bashkim Finos, të ndarë nga jeta disa ditë më parë.

Te Vllaznia i bëjnë një dedikim special legjendës Ramazan Ragami, në ditëlindjen e 77-të të tij. 

Related posts

Gazetarja seksi e RTSH, ”tradhton” Partizanin

Sadik.Autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Mesfushori bardheblu: Deri në maj jam pjesë e Tiranës

Delo.autor

TAKIMI NË CHAMPIONS/ Ja REKORDET që synon “VAMPIRI Ronaldo”

Isa.Autor

Leave a Comment