Futboll La Liga Sport

SKANDALI/ Lojtari i Valencias shpjegon pse ekipi u kthye në fushë pas racizmit (VIDEO)

Episodi i racizmit i ngjarë sonte në La Liga në ndeshjen mes Cadiz dhe Valencia (fituar nga vendasit 2-1) sigurisht që tronditi dhe bëri bujë.

Skuadra andaluziane la fushën e lojës pas episodit që pa protagonist futbollistin e saj, por u kthye më vonë.

Motivi? Sipas Gaya, lojtari i Valencias, skuadra u kthye në fushë pasi u kërcënua nga La Liga se do të humbiste 3-0 në tavolinë…

Çfarë ndodhi?

Ndeshja u ndërpre në Cadiz, teksa rezultati ishte 1-1, midis vendasve dhe Valencia. Arsyeja? Murcielagos u largua nga fusha sepse, duke interpretuar imazhet, Cala, mbrojtësi qendror dhe autori i golit 1-0, ofendoi Diakhaby, qendërsulmuesin e Valencias, me shumë gjasa duke përdorur shprehje raciste.

Pasi dy lojtarët kishin një debat të ndezur, Valencia vendosi të largohej nga fusha për solidaritet dhe në mbështeje të ish-sulmuesit të Lyon në minutën e 29-të të lojës.

Pas një përplasjeje në zonën e penalltisë, të dy nisin debat në distancë, me Diakhaby i cili nuk është i interesuar te aksioni dhe shkon ballë për ballë me Cala, me shokët e tij të skuadrës që përpiqen ta mbajnë të qetë.

Më pas, Valencia lë fushën, vetëm për t’u kthyer pas 10 minutash pushim, pa Diakhaby, i zëvendësuar nga Guillamon…

Valencia Players Walk Off The Pitch After Alleged Racial Slur (Full Altercation) ( Reupload ) from soccer

Related posts

I shpëtoi VDEKJES, tani luan titullar për Brazilin në Botëror

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi transferon sulmuesin e Kombëtares…

Delo.autor

TËRMET “SHTATË BALLË”/ Milan “SHKATËRRON” Torinon, me një këmbë në Champions League

Delo.autor

Leave a Comment