Futboll Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË ME RONALDON/ Mbrojtësi Gosens: I kërkova të ndërronim fanellat, por CR7…

Mbrojtësi i majtë i Atalantas, Robin Gosens, ka shkruar një libër autobiografik me titull ‘’Vlen të ëndërrosh’’ teksa ndan momentet më të lumtura dhe më të vështira të jetës së tij.

Në librin e Gosens, është shkëputur një paragraf ku ai tregon një histori të kaluar me Kristiano Ronaldon, ku rrëfen se si portugezi e kishte injoruar 26-vjeçarin kur ky i fundit i kishte kërkuar  të ndërronin fanellat gjatë një përballje të Atalantës me Juventusin në vitin 2018.

‘’Ishte sezoni 2017-2018 dhe pas ndeshjes kundër Juventusit në kupën e Italisë, u përpoqa të përmbush ëndrrën time për të pasur fanellën e Kristiano Ronaldos. Pas vërshëllimës së fundit, nuk shkova me shokët e ekipit për të festuar, por shkova drejt Ronaldos.

E pyeta, Kristiano, a mund t’i ndërrojmë fanellat? Ai as nuk mi hodhi sytë, por vetëm tha: ‘Jo!’ Isha krejt i skuqur dhe i turpëruar. Unë u largova dhe u ndjeva si i vogël. A e dini atë moment kur diçka e turpshme ndodh dhe shikoni përreth për të parë nëse dikush e ka vërejtur? Kjo është ajo që unë ndjeva dhe u përpoqa të mos e jepja veten’’, shkruan mbrojtësi gjerman në librin e tij.

Related posts

E kryen me fshehtësi, zbulohet transferimi i ri i Milanit.

Q.Autor

BARCELONA THYEN “MALLKIMIN”/ Messi dhe “perla” e Suarez likuidojnë Getafen

Delo.autor

ARRIHET MARËVESHJA/ Milan firmos për 16 milionë euro me mesfushorin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment