Futboll Sport

ZYRTARE/ U turpëruan nga Belgjika, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen

Mihail Markel nuk është më trajner i kombëtares së Bjellorusisë. Tekniku 55-vjeçar ka dhënë dorëheqjen pas humbjes turpëruese që Bjellorusia pësoi ndaj Belgjikës.

Këtë lajm e ka deklaruar vetë trajneri, ku kombëtarja bjelloruse e ka publikuar me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj:

“Kam analizuar situatën pas ndeshjes ndaj Belgjikës dhe kam arritur në konkluzionin se duhet të dorëhiqem si trajneri i skuadrës kombëtare të Bjellorusisë.”

Bjellorusia në fushatën eliminatore të Botërorit “Katar 2022” renditet në vendin e parafundit me tre pikë, ku ka arritur të fitojë ndaj Estonisë dhe të humbasë 8-0 ndaj Belgjikës.

Related posts

Ja kush do të jetë presidenti i ri i Milanit, nuk ka akord me Commisso

Isa.Autor

Kamza befason Kukësin! Ja rezultati i ndeshjes

Q.Autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Argjentinë-Kroaci, surprizon Sampaoli

Sadik.Autor

Leave a Comment