Futboll Sport

NERVOZIZMI NË FAMILJE/ Shumë i butë për presidencën, Elkan fton Andrea Agnellin të largohet

Juventusi nuk është nga ato klube që karakterizohet për shkarkim trajnerësh, por sivjet duke parë se po vihet në rrezik edhe kualifikimi i mundshëm në Champions dhe Andrea Anjeli vazhdon që të mos bëjë asnjë lëvizje.

Diçka e tillë ka tërbuar Xhon Elkanin, kushëriri i Andreas, i cili është presidenti i grupit “Exor”, që financon edhe Juventusin, një ndër pasuritë e shumta të Anjelëve, ka shpërthyer në një telefonatë pas barazimit në derbi. Xhon i ka kërkuar Andreas që të nisë të marrë vendime të forta, raporton gazetari i “Sportmediaset”, Paolo Barxhixha, ndryshe rrezikohet një faliment total.

“Je shumë i butë për presidencën e Juves. Është e kotë të vazhdosh me Pirlon, kur duket se gjërat kanë ngecuar. Më mirë të rinovojmë të gjithë stafin drejtues dhe eja merru me Ferrarin”, ka qenë ftesë në formë urdhri e Elkanit për Anjelin, ndonëse ky i fundit ka këmbëngulur se do ta çojë deri në fund këtë sezon, pas të cilit do të mund të marrë një vendim më të saktë mbi të ardhmen.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë në Korçë: Ka rezultat surprizë në ndeshjen Skënderbeu-Tirana (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Conte qëndron pas hezitimit të Dembele për të rinovuar me Barcelonën

Delo.autor

Arsenali kthehet tek fitorja, mposht minimalisht Newcastlen

Q.Autor

Leave a Comment