Bundesliga Futboll Sport

ZYRTARE/ Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Drejtuesit e klubit gjerman të Hertës së Berlinit, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin e portierëve, Zolst Petri, për shkak të komenteve negative ndaj homoseksualëve, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Magyar Nemzet”.

54-vjeçari e quajti politikën e emigracionit të Bashkimit Evropian si “rrëzim moral” të Evropës, ndërsa kritikoi gjithashtu portierin e Lajpcig, Peter Gulashi për mbështetjen e tij publike të martesave homoseksuale.

Pas kësaj interviste, klubi i Hertës vendosi të shkarkojë nga detyra trajnerin e portierëve Petri. Hungarezi ka qenë pjesë e Hertës që nga viti 2015, teksa kjo deklaratë i ka kushtuar shtrenjtë.  Në ditët në vijim, skuadra e Bundesligës, pritet të emërojë zëvendësuesin e trajnerit të larguar.

Related posts

“ME MESSIN FLAS PËR GJËRA TË…”/ Koeman zbulon si u bë trajner i Barcelonës dhe çfarë raporti ka me “Pleshtin”

Delo.autor

SKANDAL NË SUPERIORE U-19/ Degjeneron ndeshja e të rinjve, shikoni dhunën masive pas golit të Teutës (VIDEO)

Delo.autor

“Play off”-et e NBA, humbet Golden State, triumfon Houstoni

Sadik.Autor

Leave a Comment