Futboll Sport

E PAPRITUR/ Enis Bardhi në telashe, mesfushori shqiptar po hetohet nga policia për…

Enis Bardhi në talashe. Policia e Valencias është duke e hetuar futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, teksa dyshohet se ka falsifikuar patentën.

Ndaj mesfushori 25-vjeçar i cili aktivizohet me Levanten në La Liga,  është ngritur akuza për falsifikimit të dokumentacionit pasi u ndalua gjatë udhëtimit me makinën e tipit Porsche Panamera, gjatë një kontrolli rutinë në qytet të hënën pasdite, shkruajnë mediumet spanjolle.

“Mesfushori u ndalua në një kontroll rutinë rreth orës 13:20 pasditen e së hënës, kur po ngiste një Porsche Panamera. Pasi iu kërkua dokumentacioni i tij dhe patenta një nga oficerët e policisë lokale verifikoi që dokumenti i dytë nuk ishte në përputhje me rregullat e sigurisë. Polici ishte në gjendje të verifikonte me sy të lirë se karta ishte shtypur në një formë karte plastike. Përveç kësaj, oficeri i policisë zbuloi se shenja të tjera të sigurisë mungonin pasi shqyrtoi nën dritë ultravioletë”, shkruan të martën “lasportivincias.es”.

Futbollisti gjatë kontrollit, ka treguar bashkëpunim me oficerët e policisë. “Bardhi akuzohet për krim kundër sigurisë rrugore dhe për falsifikim dokumenti. Dokumentacioni do të dërgohet në gjykatë këtë javë. Oficerët e policisë lejuan që futbollisti të telefononte një mik me telefon për të marrë makinë”, raporton “lasportivincias.es”, sipas burimeve të policisë.

Related posts

Transferimi te Werder Bremen, Milot Rashica thyen rekord kombëtar

Q.Autor

E RËNDË/ Humb jetën luftëtari i MMA-së, dyshohet se u helmua nga…

F.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Në janar pritet të firmos me klubin e Juventus lojtari…

Delo.autor

Leave a Comment