Futboll Sport

Rusia me “dorë të hekurt”/ Organizatorët e Botërorit paralajmërojnë huliganët për ndëshkime

Shefi i sigurisë për Kupën e Botës ka paralajmëruar huliganët rusë, dhe jo vetëm, se do të përballen me ndëshkime të rënda nëse përfshihen në veprime të prishjes së qetësisë publike gjatë turneut. “Tifozët nuk do të fillojnë të shkatërrojnë gjithçka u del përpara nëpër rrugë. Ndoshta do të mbyllim një sy për veprime të vogla, por për dëme të mëdha, edhe ndëshkimi do të jetë i rëndë”, tha Alexei Lavrishchev në një konferencë për shtyp.

Problemi më i madh deri më tani është një përplasje e mundshme mes tifozëve anglezë dhe atyre rusë, pas asaj që ndodhi dy vjet më parë në Europianin francez. Policia britanike ka bllokuar lëvizjen e huliganëve më të njohur, por problem mbetet kultura e dehjes nëpër rrugë dhe aktet e vandalizmit.

Por Lavrishchev tha se tifozët që respektojnë ligjin nuk kanë pse të frikësohen dhe se vendimi për shitjen e pijeve alkoolike është lënë në dorë të qyteteve ku do të zhvillohen ndeshje.

Megjithatë, të hënën pati disa shenja që sistemi rus mund të mos e përballojë preisonin e një numri kaq të madh tifozësh, pasi në aeroportin kryesor të Moskës pati radhë të gjata në pikën e kontrollit të pasaportave dhe policët gjithashtu janë ankuar se po qendrojnë në gatishmëri 24 orë në 24. Sipas sindikatave të policisë kjo mund të ulë vigjilencën e oficerëve nga e cila mund të përfitojnë kriminelët e zakonshëm.

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Maskota me antiplumb, ushtria në rrugë dhe alarme të vazhdueshme për bomba

Delo.autor

PARTIZANI-TEUTA/ Një sfidë e komplikuar për të dyja ekipet pasi luhet vetëm për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Axhenda e Kupës së Shqipërisë/ Zbuloni ORARET dhe çiftet e turit të parë (LISTA)

Isa.Autor

Leave a Comment