Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Lajme të mira për Pirlon, mposht koronavirusin mbrojtësi i “Bardhezinjve”…

Lajme të mira te Juventusi, një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Napolin në kampionat. Pas rasteve të fundit me Koronavirus, tashmë Pirlo mund të buzëqeshë.

Mbrojtësi, Merih Demiral, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit një javë më parë, ditën e sotme ka rezultuar negativ. Pas tamponit të bërë së fundmi, mbrojtësi turk zbuloi se virusi është larguar nga trupi i tij dhe ai është gati për të zbritur në fushë.

Sigurisht që Pirlo nuk mund ta mendojë titullar për ndeshjen e nesërme, për shkak se është jashtë fushave prej një jave, por në rast se prania e tij gjatë ndeshjes është e domosdoshme, atëherë mund ta hedhë në fushë.

Related posts

Mourinho paralajmëron Realin: Harroje futbollistin tim, mendo ndonjë tjetër

Q.Autor

NJË ARSYE MË SHUMË PËR TË NDJEKUR MMA/ Është Valerie Loureda, “ko” që në raund të parë (VIDEO)

F.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Salah dhe VAR shpëtojnë Liverpool nga humbja dhe ngjitet në krye

Delo.autor

Leave a Comment