Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea mposht Porton, me një këmbë në gjysmëfinale

Chelsea i ka dhënë një leksion të vërtetë Juventusit se si mund të mposhtës Porton. Ekipi i drejtuar nga Tomas Tuchel ka marrë një fitore 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, duke hedhur një hap të sigurt drejt turit tjetër.

Golat për Blutë e Londrës u shënuan nga Mason Mount dhe Ben Chilëell, me nga një gol për secilën pjesë. Ndeshja nisi shumë e luftuar nga të dy ekipet, me Porton që ishte më këmbëngulës dhe kishte iniciativën.

Edhe pse portugezët patën më shumë raste, ishte pikërisht Chelsea që shënoi golin e parë të takimit. Pas një pasimi të bukur të Jorginhos, Mount shmangu mbulimin e mbrojtësit kundërshtar dhe me një të djathtë perfekte mposhti portierin vendas. 0-1 për Chelsean në minutën e 32’ dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë ishte një fotokopje i atij të parë, me Porton që provoi të barazonte, por atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt fundit, Chilëell shënoi një gol me shumë vlera. Mbrojtësi shënoi golin që mbylli ndeshjen në 0-2, duke i dhënë një avantazh shumë të rëndësishëm ekipit të tij për ndeshjen e kthimit në Angli.

Related posts

MERRET VENDIMIT/ Ndeshja mes Monacos dhe PSG shtyhet për shkak të…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUS/ Mesfushori Roshi gjen rrugën e rjetës me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona nuk ndalet, gati firma me lojtarin që surprizoi në BOTËROR

Isa.Autor

Leave a Comment