Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-PSG. Rezultati 2-3

Luhet në “Allianz Arena”, duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Bajern Mynih dhe PSG, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Sot luhet një nga ato ndeshjet që nuk duhet humbur me asnjë kusht, Bajern-PSG, dy skuadra që në sezonin e kaluar ishin finalistet e Champions-it. Edhe këtë sezon të dyja skuadrat janë favorite për të shkuar deri në fund, por fatkeqësisht, vetëm njëra nga të dyja do të mund të shkojë, pasi shorti i vendosi përballë që në çerekfinale.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren, për ta pasur më të lehtë për ndehsjen e kthimit. Francezët kanë arritur në vitin 1994 të fitojnë dy herë ndaj Bajernit, Zhorzh Ueah dhe Daniel Bravo shënuan në fitoren 2-0 në shtëpi me Ueahn që shënoi edhe në ndeshjen e kthimit në Mynih, golin e vetëm për francezët që shkuan në fazën tjetër.

Në sezonin 2017-2018 Parisi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 dhe më pas në ndeshjen e kthimit, bavarezët fituan me rezultatin 3-1. Kujtojmë se ishte vetëm faza e grupeve dhe të dyja skuadrat arritën më pas të kualifikoheshin në fazën tjetër. Ndërkohë që bavarezët triumfuan në ndehsjen  më të rëndësihme të sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve, teksa mposhtën minimalisht PSG-në në finale duke fituar trofeun.

 

LIVE| Bayern Munich – PSG 2-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 68/ PSG kalon në avantazh me golin e shënuar nga Kylian Mbappe.

MINUTA 60/ Bayern Munich barazon shifrat me golin e shënuar nga Thomas Muller.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 37/ Bayern Munich ngushton shifrat me golin e shënuar nga Maxim Choupo-Moting.

MINUTA 28/ PSG dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Marquinhos.

MINUTA 3/ PSG kalon në avantazh me golin e shënuar nga Kylian Mbappe.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Hidhet SHORTI, Shqipëria me fat, Kosova në grup “ferri”

F.autor

HABIT BOLT/ MAKTHI IM më i madh SI FUTBOLLIST është se NUK VRAPOJ DOT

Isa.Autor

LIVERPOOL VAZHDON ECURINË FANTASTIKE/ Triumf në frymën e fundit ndaj Leicester

Delo.autor

Leave a Comment