Futboll Sport

“NE KEMI VUAJTUR KUNDRA MESSIT KËTO VITE”/ Habit Ramos: Pa të mund të kishim fituar shumë…

Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Serixho Ramos, do të hedhë në treg një dokumentar mbi karrierën e tij të titulluar “Legjenda e Serxhio Ramos”.

Dokumentari do të jetë me seri dhe do të jetë një rrëfim mbi të gjithë karrierën e 35 vjeçarit, ndërsa prestigjiozja spanjolle “Marca” ka zbuluar një frazë nga dokumentari i shumëpritur. Në pjesën e shkëputur dëgjohet teksa Ramos flet me superlativa për Mesin, dhe gjithashtu e konsideroi si një “pengesë” sulmuesin argjentinas pasi sipas tij, Reali do të kishte fituar më shumë trofe nëse nuk do të kishin patur Mesin përballë gjatë këtyre viteve.

“Ne kemi vuajtur kundër Mesit gjatë këtyre viteve. Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte në sulm këto vite, ne do të kishim fituar më shumë trofe.

Ishte koha kur u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si Zhoze Murinjo, por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata. Ne nuk fituam shumë përballë tyre dhe të gjitha ndeshjet kishin shumë tension, të shkaktuar nga ne ose nga ata”, shprehet Ramos.

Related posts

CHAMPIONS/ “Të Kuqtë” mposhtin Porton me “poker” dhe kualifikohen në gjysmëfinanle

Delo.autor

Ekzekutiv dhe bankier/ Njihuni me presidentin e ri të Milanit, Paolo Scaroni

Isa.Autor

KËRKON TITULLIN/ Vettel optimist për garën e Rusisë: Makina jonë funksionon kudo

Isa.Autor

Leave a Comment