Futboll Sport

KORONAVIRUSI BËN NAMIN NË ITALI/ Trajneri i njohur i Serisë A infektohet me Covid-19

Tranjeri i Lacios, Simone Inzagi, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë vet të ditur bashkëshortja e Inzagit në rrjetet sociale, e cila shkroi se gjithë familja Inzagi ka dalë pozitiv me koronavirus dhe se janë izoluar totalisht.

Më herët klubi i Lacios kishte njoftuar se një pjestar i stafit kishte rezultuar pozitiv me virus, por pa bërë të ditur emrin e tij. Inzagi udhëhoqi ekipin e Lacios drejt një fitoreje 2-1 ndaj Specias fundjavën e kaluar, dhe këtë javë do të përballen ne Veronën ku me shumë mundësi, trajneri italian nuk do të jetë në pankinë.

Kohët e fundit kanë qenë të shumta rastet e Covid-19 në skuadrat italiane, çka ka detyruar klubet të marrin masa të ashpra në rregullat ndaj karantinimit.

Related posts

PIRATERIA NË SERIA A/ De Siervo: Problemi më i madh në futbollin italian, ne duhet të…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Mjafton “magjia” e Skukës në derbi, Partizani kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

RRËFEN LIDHJEN E VEÇANTË QË KA ME SHOKUN E SKUADRËS/ Neymar: Lumturia ime tek PSG ka ardhur prej këtij lojtari

Delo.autor

Leave a Comment