Sport Të tjera

E RËNDË NË KAROLINËN E JUGUT/ Çmendet ish-lojtari amerikan, vret 5 persona dhe më pas veten

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Amerikë, ku një person ka qëlluar drejt disa njerzve duke u marrë jetën 5 prej tyre.

Më e habitshmja qëndron në faktin se autori i këtij krimi është, Filip Adams, një ish-lojtarit në futbollin amerikan  NFL, i cili ka luajtur për skuadrat e Xhets, Patriots dhe Falkons. Adams ka sulmuar fqinjët e tij duke vrarë me armë zjarri 5 prej tyre. Sipas policisë, Adams ka vrarë në fillim dy fqinjët e tij,  nipin e tyre 9 vjeç dhe mbesën  5 vjeçe, dhe më pas ka qëlluar një grua që supozohet se punonte në shtëpinë e fqinjëve.

Me të mbërritur policia 32 vjeçari ka vrarë dhe veten, duke përfunduar në një tragjedi me 6 persona të vrarë. Nuk dihen shkaqet pse ish-futbollisti e ka ndërmarrë këtë veprim, por babai i tij në një deklaratë  u shpreh se futbolli e kishte dëmtuar shumë djalin e tij.

Related posts

INTERI NË ANKTH/ Ja sa GJATË do të mungojë Nainggolan pas DËMTIMIT të RËNDË

Isa.Autor

HUMBJA NË NAPOLI/ Inzaghi nuk e bën dramë, flet për të ardhmen dhe finalen me City

F.autor

SHËNOI SUPER GOL/ Ja çfarë thotë Messi pas fitores

Delo.autor

Leave a Comment