Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Gjyqtari asiston tek goli, “shpërthen” trajneri shqiptar: Skandaloze, arbitrat… (VIDEO)

Një episod i pazakontë është regjistruar në Kosovë, në ndeshjen mes të rinjve të Trepçës dhe Vllaznimit.

Këta të fundit kaluan të parët në avantazh, por mitrovicasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, ku një ndihëm e morën edhe nga arbitri i ndeshjes. Në minutën e 85’, top përplaset te arbitri dhe kthehet në një asist për lojtarin e Trepçës, i cili përmbysi rezultatin.

Ka qenë trajneri i Vllaznimit, Valon Kasapi, i cili ka shfaqur pakënaqësi për arbitrimin, ku thotë se është ajo që u bë në fushë ishte skandaloze. “Minuta 85, asistimi i arbitrit për lojtarët e Trepçës. Një treshe skandaloze nga Gjilani, që pa asnjë arsye kthyen rezultatin nga 0-1 në 2-1, kundër Vllaznimit të të rinjve. Pa koment”, janë fjalët e Kasapit.

Related posts

E BUJSHME/ Kroacia mund Spanjën, njihuni me notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Eriksen nderon me dygolësh Tottenhamin, Leicester nuk fiton në shtëpi

Sadik.Autor

MENTALITETI FITUES/ KESSIE tregon se nga duhet të marrë shembull MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment