Futboll Seria A Sport

“FUTBOLLIST AMATOR”/ Ish-trajneri i Napolit sulmon Hysajn: Bën gabime elementare, diçka e tillë nuk ndodh…

Ish-trajneri i Napolit, Xhani Di Marcio, ka sulmuar ashpër mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili sipas italianit, ishte fajtor për pësimin e golit të parë, duke bërë një gabim, që nuk bëhet as në futbollin amator.

Di Marcio e ka quajtur shkodranin si një futbollist që nuk ka vazhdimësi dhe bën gabime elementare duke i dhënë forcë kundërshtarit.

“Hysaj bëri një gabim të madh në ndeshjen ndaj Interit, dhe nuk e kuptoj pse nuk e mbrojti veten në rastin një kundër një me sulmuesin Lukaku. Diçka e tillë nuk bëhet as në Serinë B dhe ndoshta te amatorët. Pikërisht, kjo është e vërteta. Pa hidhëruar askënd, ky është realiteti. Shqiptari nuk ka vazhdimësi dhe po bën gabime elementare dhe duke i dhënë kundërshtarit forcë”, u shpreh Di Marcio për “Marte Sport Live”.

Related posts

BAYERN NUK HEQ DORË/ Përdor kartën Pavard për Vlahovic. Rezervon edhe Kim Min nga Napoli

F.autor

TIRANA DHE “DURRSAKËT NË SEZONIN JUBILAR/ Ndryshon “muzika” për 100-vjetor

Delo.autor

PRAPASKENA/ Cristiano Ronaldo mund të kthehet në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment